Site icon Telegrafi

Katër golat e Suarez, ja si ndryshon gara për Këpucën e Artë

Pas katër golave që Luis Suarez shënoi kundër Deportivos është bërë edhe më interesante gara për trofeun e ‘Këpucës së Artë’.

Suarez ka kapur në renditje argjentinasin Gonzalo Higuain, që ka mbetur te kuota e 30 golave, për shkak se ka qenë i pezulluar në tre ndeshjet e fundit.

Ndërkaq, kanë përfituar Cristiano Ronaldo dhe Jonas, të cilët kanë shënuar nga 31 gola përkatësisht te Reali dhe Benfica, duke pasur 62 pikë në renditje, dy më shumë se Higuain e Suarez.

Në vendin e pestë është Lewandowski. /Telegrafi/

Renditja e pesë më të mirëve

1. Ronaldo: 31 gola – 62 pikë

1. Jonas: 31 gola – 62 pikë

3. Higuain: 30 gola – 60 pikë

3. Suarez: 30 gola – 60 pikë

5. Lewandowski 27 gola – 54 pikë

Exit mobile version