Site icon Telegrafi

Kate Winslet thotë se ajo i konsideron rrudhat si “jashtëzakonisht të bukura”

Kate Winslet po i përqafon ndryshimet në pamjen e jashtme teksa i afrohet të 50-ave dhe në intervistën e fundit “Life lessons” në YouTube, thotë se po ndihet mirë me lëkurën e saj

Ajo tregoi se rrudhat luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen tonë, pasi rrëfejnë histori.

“Gratë bëhen më të bukura me kalimin e moshës, jam e sigurt”, tha Winslet kur u pyet për mësimet e saj më të mira rreth bukurisë.

“Fytyrat tona bëhen më shumë pjesë e identitetit tonë. Ato qëndrojnë më mirë në strukturën e kockave, kanë më shumë jetë dhe më shumë histori,” tha ylli i “Titanic”.

Ajo theksoi se bukurinë e ka gjetur edhe te rrudhat, duke thënë: “Gjërat që më duken tepër të bukura janë rrudhat rreth syve, duarve, mendoj se ato janë shumë të veçanta”.

Winslet shpjegoi se me moshën, ajo është mësuar që ta trajtojë më mirë veten dhe të pranojë çdo ndryshim.

“Mendoj se ndërsa plakemi e pranojmë se kush jemi dhe si ndryshojnë trupat dhe fytyrat tona”, u shpreh aktorja.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për kujdesin për veten, ylli i “Holiday” u tha se “kujdesi së brendshmi për veten, sidomos nga pikëpamja shpirtërore dhe shëndeti mendor ka vlerë mbi çdo gjë tjetër.”

“Sa më e qetë dhe rehat të ndihem, aq më e sigurt jam dhe kjo është në fakt një gjë mjaft e vështirë për t’u mësuar dhe pranuar”, përfundon Winslet.

Exit mobile version