Hendbollistët e Kastriotit e kanë humbur ndeshjen e parë të Kupës Evropiane. Skuadra ferizajase të shtunën është takuar në Bosnjë-Hercegovinë me skuadrën Graçanica.
Skuadra boshnjake ka fituar me rezultatin 36:22. Ndeshja e kthimit e rrethit të parë të Kupës Evropiane luhet menjëherë të dielën (18:00), po në Graçanicë të Bosnjë-Hercegovinës.
Lojtarët e Kastriotit janë munduar të japin më të mirë, por kanë pasur telashe për ta thyer mbrojtjen e fortë të skuadrës boshnjake.
Ka pasur telashe në organizimin e lojës së Kastriotit, por edhe në aspekte tjera.Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:10 për Graçanicën.
Festim Mustafa ishte më efikasi me 7 gola nga 11 tentime. Shpëtim Mehmeti realizoi 4 gola nga 9 tentime, ndërsa 3 gola nga 4 tentime i kishte Jeton Bislimi.
Portierët Dardan Dugolli e Liridon Esati i kishin gjithsej 11 pritje. 5 i kishte Dugolli e 6 Esati.