Telegrafi

Kasami: VLEN ka legjitimitetin e shqiptarëve, BDI ka hallin e funksionarëve të vet

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka komentuar mbledhjen e përgjithshme të Bashkimit Demokratik për Integrim që mbajti dje në Gostivar.

Kasami tha se VLEN ka legjitimitetin e shqiptarëve, teksa BDI ka hallin e funksionarëve të vetë.

“Vlen ka legjitimitetin e plotë të shqiptarëve ndërsa BDI ka hallin e funksionarëve të vet të cilët duhet të përgjigjen përpara drejtësisë. Aashtu siç e kemi marrë komunën e Tetovës në gjendje katastrofike dhe përmirësuar gjendjen e  tetovarëve në këto dy vite e gjysëm, ashtu edhe Vlen në qeveri do të përfaqësoi shqiptarët dhe do të punoj për ta”, tha Kasami

Kujtojmë se dje nga Gostivari, kreu i integristëve, Ali Ahmeti tha se VLEN në qeveri nuk kanë eksperiencë dhe se janë aty vetëm nga vullneti që ka partia maqedonase OBRM-PDUKM për bashkëqeverisje. /Telegrafi