Site icon Telegrafi

Kasami: Garantojmë se në qeverinë e ardhshme do të bëjmë ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot tha se VLEN do të jetë në qeverinë e ardhshme e cila do të sigurojë të ardhme evropiane, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Do të ketë qeveri evropiane, do të ketë qeveri në të cilën tani më veç se është paralajmëruar se koalicioni VLEN do të jetë pjesë e saja. Në atë qeveri ne garantojmë rrugëtimin evropian të vendit dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve”, tha Kasami gjatë vizitë në fshatin Nerasht komuna e Tearcës.

Kasami tha se në një qeveri ku do të jetë koalicioni VLEN sigurisht do të jetë një qeveri e cila do të garantojë integrimin e vendit në BE.

“Në një qeveri të tillë qoftë OBRM-PDUKM-ja apo kush të jetë do të jetë më lehtë të bëhen ndryshimet kushtetuese” tha Kasami duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Kasami shtoi se VLEN do të jenë garancë e ndryshimeve kushtetuese./Telegrafi/

Exit mobile version