Rio Ferdinand ka këshilluar Arsenalin që të zgjidhë problemet e sulmit dhe të rrisë shanset e tij për të fituar titullin e Ligës Premier duke sjellë Karim Benzeman në një huazim gjashtë mujor nga Al Ittihad.
Sulmuesi i njohur francez dhe legjenda e Realit për klubin nga Arabia Saudite është nën kontratë edhe për sezonin e ardhshëm.
Benzema, i cili luajti 648 ndeshje për Realin me një shifër prej 354 golash dhe 165 asistime, ka qenë lojtar në Al Ittihad që nga qershori i vitit 2023.
Ai luan me një pagë që me të gjitha shpërblimet mund të rritet deri në 100 milionë euro në sezon dhe deri më tani ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar 13 herë në 43 ndeshje të luajtura për klubin arab.
Arsenali, me një ndeshje më shumë, aktualisht është katër pikë prapa liderit Liverpoolit në renditjen e kampionatit anglez. Lëndimi i Gabriel Jesus, i cili do ta humbasë pjesën tjetër të sezonit, prish planet e klubit dhe ai pritet të reagojë në afatin kalimtar të janarit.
“Unë do të shkoja për Karim Benzema ndhe do ta transferoja. Do të kërkoja një huazim për gjashtë muaj”, deklaroi Rio Ferdinand, i pyetur për zgjidhjen e problemeve të Arsenalit. /Telegrafi/