Kati i dytë i një shtëpie është kapluar nga zjarri, ndërkaq katër persona kanë marrë lëndime trupore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:50 në fshatin Krushë e Madhe, në Klinë.
Tutje bëhet e ditur se personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësor.
“Raportohet se kati i dytë i një shtëpie është kapluar nga zjarri. Njësitë policore dhe zjarrfikësit anë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/