Kapiteni i KF Rahovecit, Besnik Shehu, pas paraqitjes së radhës së tij dhe të ekipit që kulmoi me fitore të madhe ndaj Deçanit ka preferuar të mbajë qetësinë dhe të mos ekzaltohet nga kënaqësia.
Kapiteni Shehu dhe ekipi i tij arritën fitore të madhe ndaj Deçanit me rezultat 2-1 që ndihmon në luftën për mbijetesë.
Por, Besniku ka preferuar të jetë i qetë duke qenë i vetdishëm për luftën për mbijetesë, teksa meritat për suksesin ia dedikon trajnerit të ri Fadil Vuçitërna.
“Ishte lojë e mirë nga ana e ekipit, përgëzoj gjithë bashklojtarët ishin të mrekullueshëm. Po punojmë drejt qëllimit tonë, dhe dale ngadalë besoj do ja arrijmë, jemi të vetdishëm për luftën e vëshirë për mbijetesë”.
“Merita për këto rezultate është e trajnerit Fadilit. Ai është arsyeja pse ne po rezonojmë dhe tash jemi bërë një konstelacion mjaft solid në fushë. Shpresoj ti gëzojmë tifozet dhe si kapiten ftoj tifozët Vreshtarët në tribuna. Pa ta s’kemi gjasa, me ata jemi kampionë”, theksoi portieri i cili po kërkohet nga një varg skuadrash nga Superliga e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë për sezonin tjetër.
Fadil Vuçitërna me prej se u emërua si trajner i KF Rahovecit arriti 2 fitore, 2 barzime dhe vetëm 1 humbje, teksa Rahoveci nga vendi i fundit tash me 20 pikë ka vendin e 13-të dhe gjendet vetëm 2 pikë larg zonës për mbijetesë, kurse këtë distancim mund ta arrijë ndaj Ballkanit pas dy javësh. /Telegrafi/