Leicester City është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
‘Dhelprat’ kanë triumfuar me rezultat 2-0 kundër Sevillas.
E gjithë kjo në saje të dy golave të Wes Morgan dhe Marc Albrightonit, të cilat ishin të mjaftueshme pasi që në takimin e parë pësuan me rezultat 2-1, transmeton Telegrafi.
Njëkohësisht, Morgan ka hyrë në histori të garës më elitare evropiane për klube pasi që është bërë futbollisti i parë xhamajkian që ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve.
Ndryshe, Leicester tashmë do të pret kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvcirës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MzU-97a4RLo