Site icon Telegrafi

Kapen 4.5 ton kokainë me vlerë 105 milionë euro në Spanjë

Policia spanjolle ka sekuestruar 4.5 ton kokainë, e cila vlerësohet 105 milionë euro, në një anije pranë Ishujve Kanarie.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se janë arrestuar 28 anëtarë të ekuipazhit të anijes “Orion Five”, raporton reuters.

Anija që lundronte nën flamurin e flamurit të shtetit të Togos, raportohet se ishte duke u monitoruar tash e sa kohë nga policia spanjolle.

Droga u sekuestrua në anijen, e cila transportonte edhe bagëti, ishte ndalur në dhjetë vende të ndryshme përpara se të ndalej nga policia spanjolle.

Në portin e Las Palmas, policia gjithashtu sekuestroi në një anije tjetër një sasi të vogël të drogës.

Ndryshe, Spanja është një ndër destiancionet kryesore të karteleve kolumbiane të drogës. /Telegrafi/

Exit mobile version