Site icon Telegrafi

‘Kaos gjithandej’, kryeqyteti i Koresë së Jugut, goditet nga reshjet rekord të borës në nëntor

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli, është goditur nga reshjet më të mëdha të borës në nëntor që nga fillimi i regjistrimeve më shumë se një shekull më parë, tha agjencia e motit.

Moti i keq të mërkurën shkaktoi bllokime trafiku, ndërprerje të energjisë elektrike dhe ndaloi qindra fluturime ndërsa autoritetet po përgatiteshin për më shumë borë në ditët në vijim, përcjell Telegrafi.

Administrata Meteorologjike e Koresë tha se 20 centimetra borë ranë në zonat veriore të Seulit dhe vendet përreth, krahasuar me rekordin e mëparshëm të Seulit prej 12.4 centimetra më 28 nëntor 1972.

Kjo është shifra më e lartë në nëntor që kur agjencia krijoi poste vëzhgimi mbarëkombëtare në 1907. /Telegrafi/

Exit mobile version