Një person është arrestuar për shkak të veprave të veprave penale “kanosje dhe ngacmim seksual”, ndaj një femre.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 13.01.2023, në Prishtinë.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 16.01.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak të veprave penale Kanosje dhe Ngacmim seksual ndaj një femre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/