Në protestën që ka filluar sonte, lëvizja ”Protestoj” ka marrë mbështetjen e Lidhjes së Luftëtarëve të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata u janë bashkangjitur qytetarëve tjerë dhe mbështesin kërkesat e tyre për tërheqjen e vendimit të Ivanovit për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime dhe shtyrjen e zgjedhjeve, ndërkaq kanë arritur në protestë bashkë me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev. Ardhja e tyre u prit me duartrokitje.
Nga ana tjetër, MPB-ja ka angazhuar forca të shumta policore për të mbajtur rendin dhe qetësinë. A1on, bën të ditur se forca policore janë reshtuar edhe përreth përmendoreve, disa nga të cilat janë ngjyrosur gjatë ditëve të kaluara të protestës./Telegrafi/