Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” është folur për rëndësinë e shëndetit mendor të fëmijëve dhe fazat e zhvillimit të tyre.
Një pjesë e podcastit i është kushtuar ankthit dhe depresionit te fëmijët.
Psikologia Mirjeta Deliu ka bërë të ditur se edhe fëmijët përjetojnë ankth dhe depresion.
“Po, sidomos ankth përjetojnë shumë. Nëse ankthi nuk trajtohet atëherë mund të kalojë në depresion.
Ankthi i parë të cilën e përjetojnë fëmija është ankthi i ndarjes, pastaj është braktisja sepse deri në moshën 1 vjeçare fëmiu e konsideron veten dhe nënën si një person të vetëm dhe çdo ndarje në këtë periudhë e përjeton si ankth”, tha ajo.
Sipas Deliut, të gjitha traumat, ankthi dhe përvojat jo të mira të fëmijërisë së hershme prej 0 deri në moshë 5 vjeçare, simptomat vijnë më pas, sidomos në moshën e adoleshencës.
Podcastin e plotë ku Deliu flet për shëndetin mendor të fëmijëve, ankthin, depresionin dhe simptomat që japin fëmijët, pastaj fazat e zhvillimit, tantrumat, adaptimin e fëmijëve në kopshte, fazën e adoleshencës e llojet e prindërimit mund ta shikoni më poshtë.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga Muqa Solar. /Telegrafi/