Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që të tregojë se kush i organizoi barrikadat dhe dhjetëra serbët që i vendosen ato në veri, gjithashtu ku i morën armët dhe uniformat.
Sipas saj, në momentet e tilla nuk është normale që Vuçiqi të përsërisë që Serbia nuk do ta njohë Kosovën.
“Në këtë moment nuk është normale që Vuçiqi të përsërisë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Ai duhet t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.
U ovom trenutku nije normalno da @avucic ponavlja da Srbija nece priznati Kosovo i da su se Srbi pobunili. Jos kaze da ce biti losije. @avucic da pozove Srbe da predaju oruzje.
— Natasa Kandic (@natasakandic) September 24, 2023