Site icon Telegrafi

Kandidati socialist në Kukës feston fitoren me flamurin “Autochthonous”, i pranishëm edhe Majko

Socialistët kanë festuar në Kukës fitoren e bashkisë në zgjedhjet e parakohshme vendore që u zhvilluan pas arrestimit të Safet Gjicit.

Kur kishin mbetur edhe 2 kuti për t’u numëruar, kandidati Albert Halilaj është ngritur peshë nga simpatizantët socialistë dhe është përshëndetur me brohoritma. Më pas ai dhe i dërguari i Partisë Socialiste për zgjedhjet në Kukës, Pandeli Majko, kanë pozuar me flamurin “Autochthonous”.

Lexo po ashtu Përfundon procesi i numërimit në Kukës, fiton socialisti Albert Halilaj

Partia Demokratike zyrtare nuk paraqiti asnjë kandidat duke bërë unifikim të votave të opozitës, por kjo nuk mjaftoi, pasi Halilaj fitoi me mbi 4 mijë vota diferencë kundrejt kandidatit të opozitës, Emri Vata.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte me e ulët se më 14 maj, rreth 7% më pak, por nuk pati asnjë problem apo incident të shënuar.

Kur numërimi nuk kishte përfunduar ende, Kryeministri Rama e quajti fitore shembullore atë të ish-prefektit të qarkut, Halilaj. “Flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”, tha Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version