Site icon Telegrafi

Kandidatët për stolin e Italisë, ka edhe befasi (Foto)

Fabio Capello dhe Roberto Donadoni janë dy favoritët për të marrë stolin e Italisë pasi të largohet Antonio Conte. Një emër tjetër që përmendët është edhe Marco Materazzi.

Dje Antonio Conte tregoi se pas kampionatit evropian do të largohet nga kjo detyrë.

Gazzetta dello Sport shkruan se Roberto Donadoni, që ishte trajner i Italisë në vitet 2006-2008, mund të kthehet në këtë pozitë, pas formës së mirë që po tregon me Bolognan.

Capello po ashtu është një opsion real, ndërsa së fundmi ka qenë trajner i Anglisë dhe Rusisë.

Emra tjerë që fliten janë Claudio Ranieri dhe Giampiero Ventura.

Tjetër gazetë italiane, Il Giornale sot ka shokuar me një emër të papritur, duke shkuar se Marco Materazzi mund ta marrë drejtimin e Azurrëve.

Ish mbrojtësi italian që fitoi Kupën e Botës në vitin 2006 momentalisht është trajneri i Chennaiyin në Superligën indiane. /Telegrafi/

Exit mobile version