Site icon Telegrafi

Kancelari austriak Nehammer nuk merr pjesë në koncertin e Vitit të Ri në Vjenë

Koncerti vjetor i Vitit të Ri të Vjenës zhvillohet para një audience dukshëm më të vogël të shtunën, për shkak të pandemisë, dhe pa kancelarin austriak Karl Nehammer, i cili tha se nuk po planifikonte të merrte pjesë në këtë ngjarje.

“Në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë që kërkon shumë nga të gjithë ne, do ta konsideroja një vizitë si një sinjal të gabuar”, shkroi Nehammer në Facebook të enjten, duke thënë se në vend të kësaj do ta shikonte koncertin në televizion.

Pavarësisht numrit të reduktuar të njerëzve që ndjekin ngjarjen, dirigjenti Daniel Barenboim tha se ishte i lumtur që koncerti nuk do të luhej para vendeve bosh.

Këtë vit, numri i të pranishmëve u kufizua në 1000 me një njoftim të shkurtër, në një lëvizje që la 700 mbajtës të biletave në pamundësi për të marrë pjesë.

Një vend do të rezervohej për ta në ngjarje një vit më vonë, u tha atyre.

Kështu, vetëm ata që kanë marrë një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 mund të marrin pjesë në ngjarje me më shumë se 1000 persona sipas rregullave të fundit të Austrisë. /Telegrafi/

Exit mobile version