Një grua nga Ontario ka fituar një xhekpot prej 48 milionë dollarësh, duke u bërë kanadezja më e re në histori që ka fituar një shumë kaq të madhe të parave.
Juliette Lamour, banore e Sault Ste. Marie, është një adoleshente ndërsa mori çekun e saj të madh të “Topit të Artë”, Lotto 6/49 nga selia e OLG më 7 janar.
“Sapo mbusha 18 vjeç dhe gjyshi im më sugjeroi të blija një biletë lotarie për argëtim”, tha Lamour.
Studentja e kolegjit shkoi në një dyqan për të blerë një biletë, por nuk dinte vërtet si ta bënte këtë pasi ishte hera e parë që luante loto.
“Telefonova babanë tim, i cili më tha të blija një biletë të Lotto 6/49 Quick Pick,” kujton ajo. “Ende nuk mund ta besoj se kam arritur xhekpotin e Topit të Artë në biletën time të parë të lotarisë”.
Pjesa më qesharake është se Lamour harroi se kishte blerë biletën derisa dëgjoi lajmin se bileta fituese e Lotto 6/49 ishte blerë në Sault Ste. Marie. /Telegrafi/