Telegrafi

Kanadezi shpik fluturaken e cila punon me ujë [video]

Shpikësit kanadez i janë dashur dhjetë vjet të përfundojë fluturaken e tij. Çanta e shpinës nga pleksiglasi “thithë” ujin i cili furnizon një gyp të madh, e uji nis motorin i cili krijon shtyrje dhe mundëson fluturimin.

Piloti ka kontroll mbi sasinë e ujit me të cilën ngritët nga toka dhe mbi drejtimin e lëvizjes së fluturakes. Përpunimi i një fluturake JetLek kushton rreth 100.000 dollarë.

“Askush nuk ka bërë diçka të ngjashme më herët. Të gjithë kanë menduar se isha i çmendur. Secili hap i krijimi të JetLevit ka qenë i vështirë”, ka thënë Raymond Li.

JetLev nuk është i mirë vetëm për zbavitje, por do të mund të shfrytëzohej edhe për shumë aktivitete shpëtimtare dhe për kontrollimin e integritetit strukturor të anijeve pas riparimeve.

Natyrisht, presim që shumë shpejt plazhet do të janë përplot njerëz me xhepa të thellë të cilët në vend se të fluturojnë me parashutë do të përdorin një JetLev. /Telegrafi/