Site icon Telegrafi

Kanadezi kultivoi një kungulleshk 2.5 metra, synon rekordin Guinness

Një burrë në Ontario, Kanada kultivoi në kopshtin e tij një kungulleshk i gjatë 2.5 metra, që mund të jetë më i gjati i regjistruar.

Henry D’Angela tha se ai ka aplikuar në librin e rekordeve Guinness për ta certifikuar si kungulleshkën më të gjatë në botë, transmeton Telegrafi.

“Nuk e mendoja se do të rritej kaq shumë”, tha ai.

“Thjesht ndodhi të ishte në një zonë të re, që nuk kishte kultivuar kurrë. Dheu ka kryer shumë punë për të. Është e mahnitshme”. /Telegrafi/

Exit mobile version