Site icon Telegrafi

Kanada publikon një imazh që thuhet se shfaq një UFO të rrëzuar nga aeroplani luftarak i SHBA-së mbi Alaskë

Kanada ka publikuar një imazh të parë të “UFO-së” të rrëzuar mbi Alaskën dhe territorin e Yukon që pasoi dramën famëkeqe kineze të spiunazhit të shkurtit të vitit 2023.

Fotoja e pazakontë përshkruan një objekt të bardhë në dukje rrethor me skaje të papërcaktuara – të rrëzuar nga një F-22 i Forcave Ajrore të SHBA-së në një mision të përbashkët me Forcat e Armatosura Kanadeze.

Një tipar i pazakontë i fotografisë të sapo publikuar është se ajo tashmë ishte përcaktuar si ‘e paklasifikuar’ brenda vetëm disa ditësh nga incidenti tashmë 19 muajsh.

Një arsye e mundshme, siç paralajmëroi një zyrtar i marrëdhënieve publike me Departamentin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë (DND), ishte frika e brendshme se publikimi i këtij imazhi “mund të krijojë më shumë konfuzion”, përcjell Telegrafi.

Ky zyrtar, drejtor i komunikimeve elektronike për DND kanadeze i quajtur Taylor Paxton, këshilloi kolegët se ky konfuzion do të ishte i pashmangshëm ‘duke pasur parasysh mjedisin aktual publik dhe deklaratat që lidhen me objektin’.

Paxton sugjeroi që çdo lëvizje e Forcave Ajrore Mbretërore Kanadeze për të publikuar foton në rrjete sociale do të ngjallte më shumë pyetje nga publiku i gjerë dhe shtypi “pavarësisht nga teksti që do të shoqëronte postimin”.

Pra, ky publikim i shton më shumë mister valës së aktivitetit të UFO-ve.

Iain Boyd, profesor i inxhinierisë së hapësirës ajrore dhe drejtor i Qendrës për Iniciativat e Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Kolorados, e përshkroi hezitimin e qeverisë kanadeze për të publikuar imazhin si një çështje të sigurisë kombëtare.

“Sigurisht që dështimi për të dhënë më shumë informacion ka ushqyer teoritë e konspiracionit”, tha Boyd.

Ndryshe, po planifikohet një peticion ndaj ushtrisë kanadeze për një version me rezolucion më të lartë të këtij imazhi. /Telegrafi/

Exit mobile version