Bletarët nga fermat Adee Honey në Woodville kanë pranuar një thirrje për grumbullimin e mijërave bletëve në autostradën e Misisipit, SHBA.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut Adams ka njoftuar se kamioni që i transportonte kosheret është përmbysur, duke bërë që ato të shpërndahen në tokë, përcjell Telegrafi.
“Kjo ishte katastrofa ime e parë me bletë”, tha drejtori i qarkut, Brad Bradford.
Bëhet e ditur se gjatë incidentit bletët kanë qëndruar të qeta sepse ishte errësirë dhe kosheret ishin të mbuluara.
Fatmirësisht, incidenti ka kaluar pa lëndime.