Tre persona mbetën të vdekur kur një shtëpi shpërtheu në qytetin jugor të Indianës, Evansville.
Dave Anson, zëvendës shefi i mjekësisë ligjore për kontenë Vanderburgh, i tha Associated Press se identitetet e njerëzve që vdiqën nuk do të publikohen derisa të njoftohen të afërmit.
Zëdhënësja e Departamentit të Policisë Evansville Sgt. Anna Grey tha se edhe një person tjetër u dërgua në një spital lokal për trajtim.
Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Evansville, Mike Connelly tha se gjithsej 39 shtëpi u dëmtuan nga shpërthimi.
Të paktën 11 nga 39 shtëpitë e dëmtuara janë “të pabanueshme”, tha Connelly.
Shkaku i shpërthimit nuk është përcaktuar, por Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Lëndëve Plasëse ka nisur hetimet. /Telegrafi/
Incredible video from ABK of the explosion today in Evansville. Praying that no one was killed. 2 injuries reported as of now. Thanks to the first responders on scene now!@EvansvillePD @EvansvilleFD @EVVEMAWATCHDESK @CenterPoint @EvansvilleINGov pic.twitter.com/X8JZaZjlUB
— Steve Schaefer (@sschaefer01) August 10, 2022