Site icon Telegrafi

Kamerat e sigurisë filmojnë edukatoret kineze duke tërhequr zvarrë, rrahur e shqelmuar fëmijët në një çerdhe në Itali – arrestohen nga policia (Video, +18)

Dy edukatore kineze në Itali janë arrestuar pasi janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke tërhequr zvarrë, rrahur dhe shqelmuar fëmijët në një çerdhe.

Zheng Moli, 38-vjeçe, dhe Hong Pingping, 26, thuhet se kishin abuzuar me fëmijët e moshës 3 dhe 6-vjeçare në 41 raste të ndryshme, ndërsa këto pretendime i ka dokumentuar policia me pamjet e kamerave të vendosura në objektin e çerdhes në qytetin Tuscany, transmeton Telegrafi.

Zheng e diplomuar në fakultetin e edukimit në Kinë, pretendon se metoda të tilla të edukimit janë “normale” në vendlindjen e saj dhe se askush nuk i kishte treguar se rrahja e fëmijëve me shkop në Itali nuk lejohet.

Zheng gjithashtu tha se qëllimi i përdorimit të shkopit ishte bërë që të fitojë vëmendjen e fëmijëve. Ndërkaq që të dyja – Zheng Moli dhe Hong punuan në një çerdhe në qytetin Prato.

Ato u arrestuan nga policia italiane më 31 janar dhe tani janë duke u përballur me akuza të rënda, ndërkaq edukatorja e tretë e paidentifikuar gjithashtu është duke u hetuar edhe pse deri më tani nuk është arrestuar. /Telegrafi/

Exit mobile version