Kamarierja nga Florida, Flawane Carvajo, është shpallur heroinë sepse me një mesazh të thjeshtë ia ka shpëtuar jetën një djaloshi 11-vjeç të cilin e keqtrajtonte familja.
Siç raportojnë mediat amerikane, familja e tij ishte ulur në një restorant kur Carvajlo vërejti se djaloshit nuk i kishin porositur asgjë – me pretekstin se ai do të hajë në shtëpi, transmeton Telegrafi.
“Pashë se kishte një gërvishtje të madhe në mes vetullave. Disa minuta më vonë, vërejta mavijosjet rreth syrit, kështu fillova të dyshojë se diçka nuk është në rregull”, ka thënë ajo.
Vendosi t’i shkruaj një mesazh në të cilin shkruante: “Ke nevojë për ndihmë? Në rregull”, duke qëndruar prapa shpinës së prindërve të saj me qëllim që të mos e shohin duke folur.
Ai menjëherë lëvizi kokën, duke i sinjalizuar me “po”, që e ka detyruar kamarieren t’i telefonoj policisë.
“Jam shumë e brengosur, nuk e di çfarë të bëjë, a mund të më jepni ndonjë këshillë”, kishte pyetur ajo policinë që shpejtë u shfaqën në vendin e ngjarjes.
Doli se e ëma Cristen Swan dhe njerku Timothy Wilson e keqtrajtojnë fëmijën. Në shtëpi e mbanin të lidhur, e rrihnin e madje e mbanin me këmbë lartë e kokën poshtë.
Fillimisht është arrestuar Wilson, nën akuzën për keqtrajtim, kurse në paraburgim përfundoi edhe e ëma e djaloshit.
Kur ia u dërguar në spital, është konstatuar se nuk është ushqyer dhe se mavijosjet kishin mbuluar pothuajse tërë trupin. /Telegrafi/