Ka pak javë që Elvis Pupa i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ai shquhet për sensin e tij të humorit, batutat e madje shpesh edhe ka bërë biseda të këndshme me konkurrentët e tjerë.
Artisti së fundmi ka folur me Olta Gixharin për gjendjen e tij emocionale dhe ka treguar se e mendon me dyshime qëndrimin brenda.
I njëjti ka rrëfyer përballjen me një moment të vështirë të jetës së tij, humbjen e të atit.
Aktori bëri me dije tutje se babanë e ka humbur në det si pasojë e dallgëve të forta.
Pupa theksoi se ka qenë tejet e vështirë ta pranonte këtë humbje, por e kaloi me ndihmën e njerëzve të tjerë.
“Babin, me atë e kam. Po i afron data e ditëlindjes. Tetë vite po bëjnë që e kam humbur. E kam humbur në aksident në det. Ka pasur shumë dallgë. E kam kaluar, e kam pranuar. Kur e humb dikë, problemi është ta pranosh. E kam pranuar pas një viti”, u shpreh ai. /Telegrafi/