Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit kanë hasur në dy serbë të cilët hynë ilegalisht në Kosovë, ndërsa në automjet kanë gjetur pako me zogj.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 14:00.
“Banov Do- Zveçan / 30.01.2025-14:00. Policia gjatë patrullimit kanë takuar automjetin e drejtuar nga i dyshuari mashkull serb dhe pasagjerin serb (i cili ishte larguar në drejtim të panjohur), të cilët përmes rrugëve ilegale kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-R. Kosovës si dhe kanë shkaktuar aksident trafiku. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhjetë pako me zogj gjithsej 1600 copë, disa pako me gjëra ushqimore”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit automjeti dhe malli i janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/