Sektori për Punë të Brendshme – Shkup në Prokurori do të ngrisë kallëzim penal kundër 10 personave të punësuar në AD ‘Postat e Maqedonisë së Veriut, filiali Çair.
Personat me inicialet Z.H (29), R,i (34), I.E.M (32), S.P (53), A.Q (45), F.L (35), L.I (26), M.T (62), N.K (55) dhe H.H (42), të gjithë nga Shkupi, dyshohet se kanë kryer veprën penale “përvetësim gjatë shërbimit’ dhe ‘falsifikim të dokumentit zyrtar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit të MPB-së, nëntë punonjësit e sporteleve bashkërisht me eprorin e tyre, H.H (42), 26 herë gjatë vitit të kaluar nga shkurti deri në nëntor me falsifikime kanë fituar paligjshëm 1.570.822 denarë./Telegrafi/