Lela Seferi dhe Drilon Rama kanë zhvilluar një debat të ashpër me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Kosova.
Kjo për shkak të historisë që kanë krijuar në këtë shtëpi, e së fundmi edhe afrimitetit të Lelës me Leon.
Duket se boksieri ka ndjerë një lloj xhelozie për ta dhe se nuk ka mundur të përmbahet.
“A po e shijon që po të shikoj në sy, se moti nuk të kam shikuar. A po kënaqesh”, iu drejtua Driloni.
Lela nga ana tjetër ia ktheu: “Po ik more baju, mu kënaq zemra. Nuk mundem, nuk mund të përballoj shikimin tënd”.
Rama tutje vazhdoi: “Që një javë nuk të kam shikuar, ke qenë duke vdekur. Shikom në sy, a po kënaqesh”.
Banorja ka kërkuar nga Driloni që të mos flasë pas shpinës dhe çdo gjë që ka t’ia thotë në sy. /Telegrafi/