Një vajzë gjashtë vjeçare nga Uellsi i mbijetoi një incidenti në ujëvarë pasi u shpëtua nga një kalimtar rasti.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shërbimet e urgjencës u thirrën menjëherë pas incidentit i cili ndodhi të dielën në atraksionin turistik të “Ceunant Mawr Waterfall”.
Frekuentuesit që ishin në vendngjarje u hodhën menjëherë në veprim, madje një burrë nxitoi për ta shpëtuar vogëlushen.
Vajza që besohet të jetë gjashtë vjeçe u gjet duke notuar me ngulm në lum, i cili ishte rreth 30 metra thellësi. /Telegrafi/