Nënshkrimi i ri i Juventusit, Kaio Jorge ka marrë fanellën me numër 21 sepse ai dëshiron t’i ndjek hapat e lojtarëve të mëdhenj si Andrea Pirlo, Paulo Dybala, Zinedine Zidane dhe Gonzalo Higuain, ndërsa synon të shënojë sa më shumë gola.
Braziliani 19-vjeçar përfundoi transferimin nga Santos te Juve për një shifër të raportuar prej 3 milionë eurosh, edhe pse ai kishte kryer testet mjekësore para dy javësh.
Pas zyrtarizimit, Jorge ka folur fjalët e para si lojtar i Juventusit, teksa ka treguar pse zgjodhi pikërisht klubin italian.
UFFICIALE ✍️
@kaiojorgeramos è un nuovo giocatore bianconero! 🤙⚪⚫#WelcomeKaio
— JuventusFC (@juventusfc) August 17, 2021
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, ka qenë ëndrra ime që nga fëmijëria”, ka thënë fillimisht Kaio Jorge për Juventus TV.
“Pres të qëndroj te Juve për një kohë të gjatë sepse është një ekip i madh, një nga më të mëdhenjtë në Evropë. Unë lëviz shumë në fushë dhe kam sy për gol”.
Ai ka zgjedhur fanellën me numër 21 për një arsye shumë specifike.
Presenting our new number 2️⃣1️⃣!
👕⚪⚫ Get your @kaiojorgeramos shirt hot off the press here ➡️ https://t.co/8wjLAf6u8D#WelcomeKaio pic.twitter.com/SwWIvG1tHZ
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 17, 2021
“Është veshur nga lojtarë të mëdhenj këtu: Pirlo, Dybala, Zidane dhe Higuain. Kështu që shpresoj të shënoj shumë gola edhe me këtë fanellë”.
“Objektivi im është të shënoj dhe të ndihmoj shokët e mi të skuadrës sa më mirë që të mundem dhe, nëse do Zoti, të fitoj trofe si Liga e Kampionëve”, përfundoi braziliani.
Jorge gjithashtu mori pjesë në një kuiz të shpejtë, në të cilin ai rrëfeu se kishte një poster të shokut të ri të skuadrës Cristiano Ronaldo në murin e tij. /Telegrafi/
𝗤𝗨𝗜𝗖𝗞𝗙𝗜𝗥𝗘 𝗤𝗨𝗘𝗦𝗧𝗜𝗢𝗡𝗦 🔥❓
Let’s get to know our new Brazilian talent, @kaiojorgeramos a little better! 🇧🇷#WelcomeKaio pic.twitter.com/W7Q4yNky9M
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 17, 2021