Telegrafi

Kafsha shijoi për herë të parë ujin mineral – reagimi i tij bëhet viral

Vjedulla Kotaro dhe Hana nga Japonia janë të famshme në botë.

Pronari i tyre poston rregullisht video në kanalin YouTube me reagimet e tyre simpatike ndaj shijeve të reja, ndaj u ka ofruar ndër të tjera ujë mineral për të parë nëse do t’u pëlqente.

Ai u tregoi shishen së pari dhe Kotaro filloi menjëherë të gërmonte tapën. Më pas vendosi dy tasa në tavolinë, njërin me ujë të thjeshtë dhe tjetrin me ujë mineral.

Kotaro dhe Hana nuhatën ujin mineral dhe e provuan. Edhe pse nga reagimi i tyre i ëmbël dukej qartë se ishte e pazakontë për ta, kurioziteti fitoi. Ata vazhduan të ktheheshin për më shumë.

Shikoni videon që ka më shumë se pesë milionë shikime më poshtë. /Telegrafi/