Site icon Telegrafi

Kadri Veseli me familjen në stadium, festojnë fitoren e Kosovës ndaj Turqisë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me bashkëshorten e tij Violetën dhe me fëmijët kanë ndjekur ndeshjen e vajzave të Kosovës në futboll ndaj Turqisë ku ekipi i ynë shënoi fitore 2-0.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosovës nuk po i ndalen fitoret dhe ka paralajmëruar edhe fitore bindëse në finalen e zgjedhjeve.

“Urime fitorja! Po na e don kohëve të fundit, nuk po na ndalen fitoret. Kështu me fitore edhe në finalen e madhe!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Lexo po ashtu Vashat e Kosovës e nisin me fitore të madhe ndaj Turqisë, e nderojnë legjendën Fadil Vokrri

Kosova e ka nisur shumë mirë edicionin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian “EURO 2021”.

Të besuarat e Afërdita Fazlijajt e merituan festën pas ndeshjes, pasi ishin tri pikët e para.

Me këto tri pikë, Kosova do të udhëtojë për në Slloveni për ndeshjen e dytë më 3 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version