Site icon Telegrafi

Kadri Kryeziu: Kosova vetëm është pezulluar nga ENQA, ka ndodhur edhe në të kaluarën

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Kadri Kryeziu, ka thënë se në të ardhmen do të ketë mundësi të gjenden resurse njerëzore në mënyrë që AKA të mos pezullohet nga ENQA.

Kryeziu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pezullimi nga ENQA është për faj të shoqërisë kosovare, përcjell Telegrafi.

“Të arriturat dhe dobësitë gjithmonë i merr pushteti, por fajtor është elementi njerëzor pasi ende nuk jemi të përgatitur për të qenë kompaktibil me arsimin evropian” tha ai.

Ai ka thënë se vendimi i ENQA nuk është definitiv dhe ka mundësi të Kosova të kthehet aty.

“Kosova vetëm është pezulluar dhe ka mundësi përmirësimi”.

Kryeziu ka thënë se nuk është problem përfshirja e politikës në institucione, por sipas tij problem është partizimi i institucioneve shkollore.

“Çdo program siç është edhe ai i PDK-së kanë karakter kombëtarë dhe janë politikë. Në bazë të këtyre programeve veprojnë partitë që vijnë në pushtet. Partizimi i institucioneve të pavarura mund të ketë pasoja dhe efekte negative”.

Kandidati për deputetë nga PDK-ja ka thënë pezullimi i AKA-s nga ENQA nuk është i pari pasi sipas tij ka pasur pezullim edhe herë të tjera por sipas tij ka vend për përmirësim./Telegrafi/

Exit mobile version