Site icon Telegrafi

Ka vdekur ish-ministri francez Robert Badinter, njeriu që shënoi fundin e Jugosllavisë

Avokati dhe politikani francez Robert Badinter, ish-ministër i Drejtësisë, i cili ishte kryetar i komisionit të arbitrazhit në kuadër të Konferencës së Paqes për Jugosllavinë në vitin 1991, vdiq në moshën 95-vjeçare.

Badinter – jurist, profesor i drejtësisë në Sorbonë dhe kryetar i Këshillit Kushtetues Francez – në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, ai ishte kreu i të ashtuquajturit Komisioni i Badinterit.

Ky i fundit u krijua në Hagë në vitin 1991 dhe arbitrazhi i tij kishte fuqinë e një gjykimi ndërkombëtar. Ai komision ndërkombëtar, përbëhej nga të gjithë kryetarët e gjykatave kushtetuese të vendeve themeluese të Bashkimit Evropian.

Bëhet fjalë për ekspertë juridikë që krijuan një dokument gjithëpërfshirës të përbërë nga 10 opinione.

Ndërkohë, shteti serb i kohës së Sllobodan Millosheviqit, vlerësonte se ky grup i ekspertëve ndërkombëtarë kontribuoi në shpërbërjen e RSF-së të Jugosllavisë.

Në dhjetor të vitit 1991, Komisioni nxori një mendim se RSFJ ishte në procesin e shpërbërjes, në bazë të të cilit, më 15 janar 1992, shtetet Komuniteti Ekonomik Evropian (KEE) njohën pavarësinë e Kroacisë dhe Sllovenisë.

Ndryshe, Badinter filloi karrierën si avokat në Paris në vitin 1951. Në vitin 1965, së bashku me Jean-Denis Bredin, themeloi një zyrë avokatie ku ushtroi profesionin e avokatit deri në vitin 1981. /Telegrafi/

Exit mobile version