Sharon Stone mbahet mend për role të shumta, sidomos për atë në Basic Instinct, ku nisi të admirohej nga shumë meshkuj.
Sot, në moshën 65-vjeçare, aktorja bie në sy kudo që shfaqet. Për tepihun e kuq dhe evenimentet e mëdha, ajo zgjedh gjithmonë veshje të guximshme që sfidojnë moshën dhe që i përshtaten në mënyrë të përsosur.
Kështu lind pyetja: Ku qëndron sekreti?
Sekreti i dukjes së saj rinore qëndron në dietën dhe aktivitetin e rregullt fizik. Dita nis me një kombinim ushqimesh të pazakonta dhe baza e mëngjesit të saj është, besoni ose jo, shalqiri.
“Mëngjesi im i preferuar është shalqiri me feta, nenexhik dhe vaj ulliri, kripë e piper. Më pëlqen gjithashtu të ha bukë të thekur pa gluten dhe të pi çaj bimor”, ka treguar në të kaluarën Sharon.
Dhe cilat janë përfitimet e shalqirit
Një studim i kryer në Florida zbuloi se shalqiri ul shtypjen e lartë të gjakut te njerëzit me mbipeshë, edhe kur ekspozohen ndaj motit të ftohtë dhe mund ta zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër. Parandalimi është edhe për sëmundje të ndryshme. /Telegrafi/