Ka ndërruar jetë Bedri Ajdari. Për vdekjen e tij kanë informuar familjarët në rrjetet sociale.
Bedri Ajdari u bë i njohur në vendin tonë duke organizuar protesta ndaj padrejtësive në rastin “Monstra”.
Ai ishte zëri i familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm.
Bedriu po ashtu ishte konsideruar si zëri i shumë shqiptarëve, familjarët e të cilëve po vuajnë padrejtësisht nga proceset e montuara politike.
Ai vite me radhë ju përkushtua zbardhjes së këtij rasti, duke tentuar të dëshmojë pafajësinë e personave që janë ende të burgosur.