Ylli i “Mad Max”, Vincent Gil, ka vdekur në moshën 83 vjeçare. Aktori australian ishte më i njohur për rolin e tij si Nightrider në filmin e vitit 1979.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë në Facebook bashkaktori, Paul Johnstone, i cili luajti Cundalinin. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.
Duke ndarë një fotografi të fundit të tyre, Johnstone shkroi: “Fatkeqësisht, është e vërtetë… Vince Gil na ka lënë. Ai ka qenë shumë i dobët për disa kohë dhe fatmirësisht nuk duhet të frenohet më nga vdekshmëria e tij”.
With great sadness I write to inform you of the passing of Vincent Gil. Australian film and television actor best known for his portrayal of 'The Nightrider' in Mad Max.
"The Nightrider. That is his name. Remember him when you look at the night sky" pic.twitter.com/MqNNBYkS3j— Mad Max Bible (@madmaxbible) August 21, 2022
I lindur në Sydney në vitin 1939, Gil mori rolin e tij të parë në vitin 1966 dhe punoi deri në televizionin dhe filmin australian, me role në seriale, si “Neighbors” e “Matlock Police”.
Ai luajti së bashku me Mel Gibson në “Mad Max”, si Craword Montazano i njohur si Nightrider, i cili ishte anëtar i bandës së motorëve të Toecutter (Hugh Keays-Byrne). /Telegrafi/