Site icon Telegrafi

A ka kryer marrëdhënie intime me Meritonin? Reagimi i Ilnisës lë vend për dyshime

Foto: Screenshot/YouTube

Ilnisa Agolli ishte e ftuar ditën e sotme (e diel) në ‘Fan Club’ pas daljes nga Big Brother VIP.

Ajo ka folur për disa situata e çështje në shtëpi si dhe për raportin me Meriton Mjekiqin.

Një pyetje që trazoi rrjetin, u përmend edhe në studio, kur Ronaldo Sharka i tha se nuk ka asgjë të keqe që të kryejë marrëdhënie brenda shtëpisë, duke shtuar se nuk pret që ajo t’i përgjigjet.

Foto: Screenshot/YouTube

Gazetarja zgjodhi të mos përgjigjet, por të buzëqeshë dhe të vijojë më tej bisedën në tema të tjera.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ilnisa Agolli

Dyshja nisën një romancë dashurie brenda shtëpisë dhe gjatë kohës që ishin bashkë janë publikuar disa pamje e momente erotike të tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Ilnisa u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Big Brother derisa po qëndronte në ‘dhomë të bardhë’ me Eglën dhe Meritonin.

Pritet të shihet nëse do ta vazhdojë edhe jashtë lidhja e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version