Site icon Telegrafi

Ka kërkuar largimin nga Interi, tre skuadra nga Serie A duan Asllanin

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mediat italiane kanë raportuar se mesfushori shqiptar ka kërkuar largimin nga Interi dhe të huazohet në ndonjë klub ku mund të luaj rregullisht.

20-vjeçari ka luajtur në vetëm tetë ndeshje mes Ligës së Kampionëve dhe Serie A, ku në total ka vetëm 180 minuta.

E gjatë ditës së sotme mediat në Itali kanë treguar edhe tre skuadrat nga Serie A që kanë shprehur interesim për mesfushorin shqiptar.

Ish-skuadra e Asllanit, Empoli dëshiron ta rikthejë në shtëpi djaloshin shqiptar për huazim gjashtë mujor.

Por në garë janë edhe Spezia dhe Torino që gjithashtu i garantojnë një vend titullari.

Gjithsesi fjalën e fundit do ta ketë trajneri Simone Inzaghi nëse do ta lë të lirë të largohet Asllanin apo do ta mbajë në skuadër kur kemi parasysh se ka edhe shumë ndeshje deri në fund. /Telegrafi/

Exit mobile version