Telegrafi

Ka filluar të rregullohet trotuari për të cilin u ankua qytetari nga Komuna e Kamenicës

Një qytetar ka adresuar një ankesë për trotuar të dëmtuar në Kamenicë.

Ai këtë shqetësim e ka shprehur përmes platformës ndreqe.com, ku ka thënë se trotuari i dëmtuar gjendet afër rrethit të qytetit të Kamenicës.

Ndërsa, në një prononcim për Telegrafin, udhëheqësja e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca, Florentina Kryeziu tha se ka filluar të rregullohet nga kompania konraktuese, duke theksuar se do të ketë vonesa.

“Kjo pjesë e trotuarit ka filluar të rregullohet nga kompania kontraktuese. Kompania është EL-Bau, vetëm se do të ketë vonesa sepse ka filluar të rregullohet nga rruga “Sylë Zarbinca”, ka thënë Kryeziu. /Telegrafi/