Olivia Wilde gjithmonë tërheq vëmendje me pamjen e saj tërheqëse, e cila ka një linjë të shkëlqyer falë stërvitjeve të rregullta.
Aktorja aktualisht nuk është në një lidhje, pasi u nda me yllin e muzikës, 10 vjet më i ri, Harry Styles, ndërsa paparacit e kanë fotografuar në disa raste duke shkuar në palestër pa makijazh.
39-vjeçarja është magjepsëse në tepihun e kuq dhe në të njëjtën kohë tepër e pashme dhe e bukur.
Në ndërkohë, figura e saj e shkëlqyer është falë stërvitjeve të rregullta, të cilave Olivia i është përkushtuar jashtëzakonisht shumë.
Fotografitë e saj duke ecur nëpër rrugët e Los Angelesit teksa po shkonte në palestër e kanë shfaqur me një dukje natyrale, ndërsa pas stërvitjes nuk e hoqi buzëqeshjen nga fytyra.
Ishte e veshur sportive, dollakë të zeza dhe një xhup të lehtë, ndërsa fytyrën pa makijazh ‘e fshehte’ me syze dielli. /Telegrafi/