Site icon Telegrafi

“Ka ardhur koha” – kapiteni i Barcelonës konfirmon largimin pas 15 vitesh

Sergi Roberto ka konfirmuar largimin e tij zyrtarisht nga Barcelona pas 15 vitesh qëndrimi në këtë klub.

“Culers, koha ka ardhur! Faleminderit për gjithë këtë rrugëtim që kemi bërë së bashku! Visca el Barca, përgjithmonë!”, thuhet në mesazhin e tij.

Kontrata e tij skadoi në qershor. Katalanasit premtuan një marrëveshje të re, por edhe pse luftuan nuk arritën shkaku i rregullave të La Liga. Në fund, ai nuk mori një ofertë të re nga klubi.

 

Roberto largohet nga klubi si një nga lojtarët më të dekoruar me 20 tituj.

Ai do t’i japë lamtumirën e fundit klubit në një tubim special të planifikuar për të martën e ardhshme, më 13 gusht. /Telegrafi/

 

Exit mobile version