Site icon Telegrafi

Juventusi rrezikon të përjashtohet nga garat evropiane

Juventusi thuhet se rrezikon të përjashtohet nga garat evropiane për të paktën një vit për shkak të çështjeve të tyre ligjore të vazhdueshme në Itali.

Gazeta La Repubblica detajon se si zyra e prokurorit publik të FIGC është gati të kërkojë një zgjatje 40-ditore për hetimin e tyre ndaj Juventusit.

Në qendër të vëmendjes janë marrëveshjet sekrete të klubit për pagat e lojtarëve dhe inflacioni i vlerave të transferimit të lojtarëve për të falsifikuar fitimet kapitale, të cilat mund të shkrihen në një çështje të vetme për gjyqin sportiv.

Lexo po ashtu Vazhdon kaosi te Juventusi: Në hetim 25 lojtarë - në mesin e tyre edhe Cristiano Ronaldo

Drejtori i ri ekzekutiv i Juventusit, Maurizio Scanavino, tashmë është takuar me presidentin e FIGC, Gabriel e Gravina, i cili tani po pret të takojë presidentin e ri Gianluca Ferrero.

Nesër (e enjte) do të zhvillohet asambleja e Lega Serie A, ku do të diskutohet për këtë temë.

 

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet sot pasdite në selinë e tyre në Nyon të Zvicrës. Trupi i futbollit do të marrë masa ndaj Juventusit vetëm në përfundim të provave sportive në Itali, duke reaguar ndaj vendimeve përfundimtare.

Nëse akuzat vërtetohen të vërteta, Zonja e Vjetër mund të përjashtohet nga garat evropiane nga UEFA për të paktën një vit. /Telegrafi/

Exit mobile version