Aymeric Laporte mund të largohet nga Manchester City pas tri viteve të kaluara.
Mbrojtësi francez me pasaportë spanjolle nuk është më një lojtar titullar tek skuadra e Pep Guardiolës.
Në fakt Laporte e humbi vendin në formacionin bazë gjatë edicionit të kaluar, me Guardiolan që i beson dyshes Ruben Dias dhe John Sontes.
27-vjeçari dëshiron një skuadër ku mund të luaj rregullisht, pasi dëshiron të jetë pjesë e Spanjës për Kupën e Botës që zhvillohet vitin e ardhshëm.
Mediat italiane kanë raportuar se Juventusi është duke monitoruar situatën e Laportes te City.
Lojtari është gati për një aventurë të re, por problemi qëndron tek paga e lartë e tij prej 160 mijë funteve në javë.
Këtë pagë nuk ia garanton as Juventusi, por as skuadrat tjera të interesuara për të si Real Madrid e Atletico Madrid.
Laporte duhet të ul kërkesat e tij për të gjetur një klub të ri, derisa City kërkon rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/