Kampioni aktual i Italisë, Juventus është duke menduar të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Emri i ri në listën e bardhezinjve për fazën ofensive, është francezi i Lyon, Nabil Fekir.
24-vjeçari ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm deri më tani me fanellën e Lyonit në Ligue 1 dhe Ligën e Evropës.
Fekir ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar tre asistime në 20 paraqitjet e këtij edicioni.
Sipas medieve italiane, ‘Zonja e Vjetër’ ka përcjellë nga afër lojtarin francez dhe ka gati një ofertë për të.
Kampionët aktual të Italisë kanë gati rreth 50 milionë euro për transferimin e Fekirit në Torino.
Por për transferimin e tij në Torino, Juventus duhet ta mposhtë konkurrencën e Bayern Munichut dhe Barcelonës.
Fekir ka një kontratë aktuale me Lyonin deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/