Historia e gjatë e dashurisë mes Wojczech Szczesnyt dhe Juventusit është drejt fundit.
Pas shtatë viteve të kaluara në Torino, portieri polak po largohet pasi Juventusi ka transferuar italianin Di Gregorio.
Tiago Motta i ka bërë të qartë polakut se Di Gregorio është portieri i parë dhe se ai duhet të gjej një skuadër tjetër.
Megjithatë Szczesny ka kontratë edhe një vit dhe problemi qëndron te paga e lartë e tij prej 6,5 milionë euro neto në sezon.
Calciomercato ka raportuar se Juventusi është i gatshëm ta paguaj Szczesnyn vetëm të shkëpusë kontratën para kohe pasi në këtë mënyrë do të kishin më shumë hapësira në paga.
Gjithnjë sipas mediumit italian palët po diskutojnë mes vete dhe Szczesny mund të marrë tre milionë euro për tu larguar nga Juventusi.
Sa i përket të ardhmes së polakut ajo vazhdon të jetë në dyshim, pasi ai ka refuzuar milionat nga Arabia Saudite dhe nuk përjashtohet mundësia që ai t’i jap fund karrierës. /Telegrafi/