Klubi italian, Juventusi ka njoftuar një humbje prej 89.7 milionë euro në sezonin 2019-20 pas takimit vjetor të aksionarëve të klubit.
Zonja e Vjetër lëshoi një deklaratë duke zbuluar një takim të aksionarëve të ndryshëm në vitin 2020, pa pjesëmarrje fizike në mënyrë që të minimizonte rreziqet që lidhen me infektimin me COVID-19.
Bianconerët raportuan një humbje prej 89.7 milionë eurosh në vitin financiar që përfundon më 30 qershor të 2020, nga të cilat 39.9 milionë euro rrjedhin nga viti i kaluar.
The Ordinary Shareholders’ Meeting: https://t.co/FhF1D7jOi1 pic.twitter.com/UNS0XxQjJT
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 15, 2020
“Takimi i zakonshëm i aksionarëve të Juventus Football Club SpA u zhvillua sot në Torino”.
“Në mënyrë që të minimizohen rreziqet që lidhen me urgjencën e vazhdueshme shëndetësore të lidhur me përhapjen e COVID-19, pjesëmarrja e atyre që kanë të drejtë vote në Mbledhjen e Aksionarëve u zhvillua ekskluzivisht përmes përfaqësuesit të caktuar, pa pjesëmarrjen fizike të aksionarëve”.
“Mbledhja e Aksionarëve miratoi pasqyrat financiare deri në 30 qershor të 2020, të cilat u mbyllën me humbje prej 89.7 milionë euro (ndër të cilat 39.9 milionë euro i referohen vitit financiar 2018-19)”, thuhet në njoftimin e Juves. /Telegrafi/
Today, Juventus has published the 2019/2020 Sustainability Report: https://t.co/Akoq2PTQla pic.twitter.com/fGn21GRjMx
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 15, 2020