Site icon Telegrafi

Juventusi interesohet për Adeyemin, në listën e dëshirave edhe shumë sulmues anësorë tjerë

Juventusi është në kërkim të një anësori të ri sulmues dhe raportet në Itali thonë se Zonja e Vjetër është e interesuar ndër të tjera për Karim Adeyemi të Borussia Dortmund dhe Noni Madueke të Chelseat.

Me Federico Chiesa që pritet të largohet nga Allianz Stadium në afatin kalimtar të verës, Juventusi ka monitoruar disa sulmues anësorë të cilët mund të rrisin opsionet e Thiago Mottas në fazën e sulmit në sezonin 2024/25.

Gjigantët e Serie A tashmë janë lidhur me Mason Greenwood dhe Jadon Sancho, por sipas Gazzetta dello Sport, Adeyemi i Borussia Dortmund është gjithashtu një lojtar që Zonja e Vjetër po konsideron.

Lexo po ashtu Mason Greenwood i thotë “po” ofertës së gjigantit italian – Man Utd i gatshëm ta shesë atë

Raporti pretendon se Borussia nuk do të pranojë oferta nën 30 milionë euro për anësorin e gjithanshëm, por disa lojtarë të Juventusit mund të përfshihen në marrëveshje, veçanërisht Matias Soule ose Dean Huijsen, të cilët tashmë janë shikuar nga skuadra e Bundesligës. Reprezentuesi i Spanjës U21 është një objektiv prej kohësh i Dortmundit.

 

Edicioni i sotëm i gazetës Tuttosport shton më shumë lojtarë në listën e dëshirave të Juventusit.

Një prej tyre është Madueke i Chelseat, i cili është gjithashtu i disponueshëm për rreth 30 milionë euro.

Lexo po ashtu Edon Zhegrova në radarin e gjigantit italian

Ylli kosovar i Lille, Edon Zhegrova dhe Patrick Wimmer (Wolfsburg) janë objektiva më të lirë për Bianconerët, dhe e njëjta gjë është e vërtetë për Alexis Saelemaekers, i cili është rikthyer në Milano pas një huazimi njëvjeçar te Bologna.

Sipas Corriere dello Sport, Cristiano Giuntoli mund të ofrojë 7 ose 8 milionë euro për belgun, i cili njihet mirë nga trajneri Motta. /Telegrafi/

Exit mobile version